Zbardhet vendimi/ Si Gerti Shehu goditi me grusht dhe tullë rojën e palestrës 5 vite më parë, u dënua me gjobë

Zbardhet vendimi/ Si Gerti Shehu goditi me grusht dhe tullë rojën e palestrës 5 vite më parë, u dënua me gjobë

 Zbardhet vendimi i dhënë pesë vite më parë nga Gjykata e Tiranës, ndaj shtetasit Gerti Shehu, 31-vjeçarit që ditën e martë u bë protagonist i ngjarjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, ku goditi me grush kryetarin e Partisë Demokratike.

Në vendimin e siguruar nga MCN, thuhet se ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2017, ndaj të cilit ka bërë denoncim shtetasi P. V., në Komisariatin e Policisë numër 1. Ai ka deklaruar se shtetasi Gerti Shehu, e ka goditur atë me grushta e sende të forta. Ditën e ngjarjes, i dëmtuari, shtetasi P. V., ka qënë duke punuar si roje në një palestër në Tiranë. Në vendin e tij të punës ka shkuar Gerti Shehu, i cili ka marrë pultin e televizorit dhe ka filluar ta lëvizë atë.

Lidhur me këtë veprim, kallzuesi i ka kërkuar të dalë jashtë ambientit të tij të punës, por në të kundërt, Gerti jo vetëm që nuk është larguar, por edhe është konfliktuar me të. Gjatë debatit, i pandehuri e ka goditur kallzuesin me grusht dhe më pas e ka goditur në kokë me një tullë dekorative të cilën e ka marrë jashtë ambienteve të vendit të tij të punës.

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me këtë ngjarje është vendosur edhe kryerja e ekspertimit mjeko ligjor lidhur me dëmtimet që ka pësuar kallzuesi P. V.. Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor me nr. ., datë 07.08.2017, ka rezultuar se; Tek shtetasi P. V., u konstatuan katër plagë të kokës me karakteristikat dhe lokalizimet e përmendura më lart.

Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë. Dëmtimet e shkaktuara shtetasit P. V., hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë në punë në masën mbi 9 ditë. Në këto rrethana është provuar se i pandehuri Gerti Shehu, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal.

Atë kohë, nga hetimet e kryera nga organi i akuzës ka rezultuar se veprimet e dhunshme të shtetasit Gerti Shehu i ka kryer me dashje direkte dhe për motive të dobëta (konflikte personale).

Në vendim, nuk është theksuar fakti nëse i riu vuante nga prombleme të shëndetit mendor, sikundër pretendohet në ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku i riu goditi me grusht krydemokratin Sali Berisha.

Në vijim të këtij arsyetimi, pas shqyrtimit të provave Gjykata, konkludoi se i pandehuri G. Sh., ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kundërvajtjen penale të ‘Plagosjes së lehte me dashje’ ndaj shtetasit P. V., të parashikuar nga neni 89 i K.Penal. Sa më sipër, në analizë të elementëve të veprës penale gjykata konkludon se i pandehuri G. Sh., ka konsumuar veprën penale të ‘Plagosjes së lehtë me dashje’ dhe për këtë shkak duhet të deklarohet fajtor  në bazë të nenit 89  të K.Penal.

Gjithsesi, në një vlerësim të hollësishëm të përmbajtjes, konstatimeve  si dhe të të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale nga i pandehuri, Gjykata konkludoi se lloji i dënimit me gjobë për të pandehurin G. Sh., i kërkuar nga organi i akuzës është i pranueshëm nga gjykata, pasi ai është në raport të drejtë me vlerësimin e rrathanave të kryerjes së veprës penale”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata ka vendosur dënimin me 200 mijë lekë gjobë Gerti Shehun, shumë që duhet ta shlyente brenda një afati kohor prej një viti.

U shpall në Tiranë, në datë 26.10.2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy