Një leje ndërtimi e vitit 2009-të për ndryshimin e strukturës dhe tjetërsimin e një mjedisi në katin e parë te një pallati, në lagjen ‘24 Maji’ në Vlorë ka rezultuar fatal për 40 familje.
Struktura e pallatit është dëmtuar dhe rrezikon të shembet. Problematika është thelluar gjatë viteve pasi në strukturë me të njëjtën leje ndërtimi janë kryer edhe disa ndërhyrje në panele.
Emergjencat civile të qarkut të Vlorës, kanë kërkuar largimin e banorëve, ndërsa në mbledhjen e këshillit bashkiak të së enjtes është miratuar fondi i bonusit të qerasë.
Banorët ndërkohë kërkojnë qartësi për situatën e krijuar dhe garancinë së do të strehohen.
Në objekt ka mbërritur për ekspertim instituti i Ndërtimit, ndërsa vendimi i tyre pritet të përcaktojnë fatin e objektit.



