Qeveria miraton ndryshimet në buxhet,  3 miliardë lekë për energjinë

Qeveria miraton ndryshimet në buxhet, 3 miliardë lekë për energjinë

Qeveria ka miratuar ndryshimin në buxhetin e shtetit me një akt normativ duke reflektuar atë që tashmë pritej, lidhur mbi të gjitha me situatën energjetike në vend. Në nenin 10 të ligjit për buxhetin zëri i huadhënies për energjinë është vendosur në kufirin e 4.5 miliardë lekëve nga 1.5 miliardë lekë që ishte sipas parashikimit fillestar. Një tjetër zë që ka ndryshuar është ai i fondit rezervë që është rritur me 1.2 miliard lekë duke arritur në 2.7 miliardë në total. Përtej ndryshimeve qeveria ka vendosur të mos prekë defiçitin duke e mbajtur atë të pandryshuar në kufijtë e 31 miliardë lekëve kurse të ardhurat janë parashikuar të paktën 2 miliardë më shumë krahasuar me  planin e fillim vitit. Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe shpenzimet.

Përdorimi i fondeve rezervë

Fondi rezervë që ka pësuar rritje me të paktën 1.2 miliardë lekë është ndarë mes tre zërave. Në ndryshim nga plani fillestar ku mbështetja për institucionet ishte 1 miliardë lekë tashmë ajo është bërë 1.2 miliardë ndërsa ka mbetur I pandryshuar fondi 500 milionë lekë parashikuar për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Listës i është shtuar edhe zëri për përballimin e emergjencave natyrore deri në 1 miliardë lekë.

Borxhi

Ne specifikimet lidhur me kufirin e borxhit, ndarjes e huamarrjes së brendshme dhe të huaj duket se ka vetëm një ndryshim. Qeveria ka vendosur që të rrisë me 700 milionë lekë huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja ku nga 10.03 miliardë në 10.73 miliardë lekë. / Monitor / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy