“Protesta”, Lleshaj: Armën tonë kemi durimin. Veliu: Policia bëri punë të shkëlqyer

“Protesta”, Lleshaj: Armën tonë kemi durimin. Veliu: Policia bëri punë të shkëlqyer

Pas mbylljes së protestës së opozitës ka reaguar menjëherë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në rjetin social ‘Twitter’, numri një i Ministrisë së Brendshme përshëndet reagimin e Policisë së Shtetit në lidhje me protestuesit, duke thënë se është një mënyrë për t’i dalluar ata që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin.

Gjithashtu ministri Lleshaj nuk kursen edhe falënderimin për punonjësit e Policisë së Shtetit.

"“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot #Mirënjohje”", shkruan Lleshaj.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

Në një reagim të shkurtër për mediat, ai u shpreh se, "S'kam ardhur për prononcime por për të falenderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer".

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria pritet të fillojnë hetimin në lidhje me incidentet në protestën te Kryeministria.

Një grup hetimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave.

Policia ka fotografuar e filmuar gjithë ngjarjet para Kryeministrisë, ndërkohë që do të mblidhen edhe provat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy