Varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë përshpejtim vaksinimi

Varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë përshpejtim vaksinimi

Varianti Delta do të përbëjë 90 % të rasteve në të gjitha vendet anëtare deri në fund të gushtit, deklaroi Agjencia shëndetësore e BE. Përballë një kërcënimi të tillë ata bëjnë thirrje për programe më të shpejta vaksinimi.

Është shumë e mundur që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht midis më të rinjve që nuk janë në shënjestër për vaksinimin”, u shpreh doktor Ammon, drejtor i Agjencisë Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri tani vendet anëtare kanë vaksinuar plotësisht 29 % të popullsisë së tyre, ekuivalente me mbi 128 milion persona, ndërkohë që janë vaksinuar me një dozë 12 % e popullsisë së tyre ekuivalente me mbi 84 milion njerëz.

Ndër vendet të cilët kanë zgjeruar fushatën  e tyre të vaksinimit është Portugalia pasi ka pasur rritje të rasteve me covid, duke cilësuar shkaktar kryesor variantin Delta.

Kancelarja gjermnae, Angela Merkel ditën e djeshme njoftoi se dëshiron që shtetet e tjera evropiane të ndjekin Gjermaninë, duke kërkuar që njerëzit që hyjnë nga vendet me nivele të larta të variantit Delta, si Britania, të futen në karantinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy