Çipi: Tek ne është vjedhur pasuria publike, institucionet shtetërore po privatizohen

Çipi: Tek ne është vjedhur pasuria publike, institucionet shtetërore po privatizohen

Regjisori Kastriot Çipi deklaron se tek ne është vjedhur pasuria publike, duke cituar se një nen i Kushtetutës garanton barazinë e pronës publike me atë private dhe se një gjë e tillë nuk zbatohet sot. Për emisionin “Arnautistan”, Çipi tha se ekonomia private me atë publike nuk konkurrojnë njëlloj dhe se institucionet shtetërore po privatizohen. “Njerëzit nuk duan në asnjë mënyrë të privatizohen ujësjellësat, po privatizohen në të gjithë botën. Nuk do të jetë e vonë dita kur të privatizohen në Shqipëri, me Tiranën të parën. Syri i Kaltër do na iki, do e shesim. Ti s’ke ujë për vete, do e shesësh në Itali. CEZ-i të vodhi! Pse nuk e mbrojtëm ne pronën tonë? Cilën ndërmarrje lejove të ekzistojë? Ti i shkatërrove që në 1991”. Ai shtoi se Kina është vendi që ka 70 vjet që nuk e njeh pronësinë mbi tokën dhe se diçka e tillë s'mund të merret si model zhvillimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy