Detaje nga zjarri në "Astir"/ Tritol makinës së vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj, banorët: Zjarrfikësit erdhën një orë me vonesë

Detaje nga zjarri në "Astir"/ Tritol makinës së vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj, banorët: Zjarrfikësit erdhën një orë me vonesë

Gazetarja e MCN Tv, Dafina Kola ka zbardhur detaje të reja nga zjarri në pallatin në rrugën “Aleksandri i Madh” në zonën e "Astirit".

Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e vënies së një sasie tritoli poshtë një makine në pronësi të vëllait të biznesmenit Simo Llanaj. Sipas dyshimeve paraprake ka qenë një shenjë paralajmërimi për biznesmenin i cili është i përfshirë në konflikte për shitje pallatesh. Dyshohet se zanafilla është tek një konflikt i ndodhur para dy vitesh.

Sipas raportimeve në vendngjarje ka edhe forca të repartit antieksploziv që kanë mbëritur për të zbardhur më shuëm detaje.

Djegia e 4 automjetëve kanë bërë që gjithë pallati të përfshihet nga shtëllunga tymi.

Në zonë ka shumë biznese të pajisura me kamera dhe kjo mund ta bëjë më të lehtë për të hedhur dritë mbi ngjarjen, për të parë kur ka ardhur autori apo autorja që ka vendosur lëndën plasëse.

Aktualisht banorët janë pa ujë të pijshëm, pasi ujësjellësi ka mbyllur ujin, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

Bëhet me dije se 11 katet e pallatit bashkë me garazhin jan¡ prekur nga flakët dhe tymi. Banorët që janë prekur më shumë nga zjarri janë zhvendosur. 

Po ashtu raportohet se makinat e tjera të banorëve të pallatit kan¡ mbetur në garazh pasi po vijojnë ende hetimet.

Banorët janë shprehur për MCN TV se zjarrfikësit kanë ardhur rreth një orë me vonesë.

Unë kam qenë në gjumë s’kam dëgjuar gjë, zjarrfikëset erdhën një orë me bonesë.

Ka rënë zjarr, nuk japin asnjë shpjegim, kanë çuar në spital 8 veta.

Zjarri ra në orën 12, 12 pa dhjetë, deri në 3 e gjysëm nuk janë fikur flakët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy