
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një fabrikë eksplozivësh industrialë në juglindje të kryeqytetit rus.
Ndërkohë një tjetër ka pësuar djegie serioze dhe një tjetër raportohet i zhdukur, deklaron Ministria e Emergjencave.
“Shtatëmbëdhjetë persona u plagosën, prej tyre shtatë vdiqën, një është shtruar në spital dhe fati i nëntë personave mbetet i panjohur”, tha ministria në një deklaratë për media.
Zjarri shpërtheu në fshatin Lesnoy, rreth 300 kilometra nga kryeqyteti. Më herët u tha se zjarri mund të kishte shpërthyer si rezultat i “shkeljeve të proceseve teknologjike dhe masave të sigurisë” në fabrikën PGUP Elastic në rajonin Ryazan.
Kreu i administratës lokale tha më herët për agjencinë e lajmeve TASS se 17 persona ishin brenda punishtes së uzinës në momentin e zjarrit.



