Ellen DeGeneres i jep fund emisionit të saj

Ellen DeGeneres i jep fund emisionit të saj

Pas akuzave për racizëm dhe bullizëm në vendin e punës shikueshmëria e emisionit u ul ndjeshëm.  Ellen DeGeneres bëri të ditur fundin e emisionit të saj.  

“Kur je një person kreativ, ke nevojë për sa më shumë sfida. Pavarësisht sesa interesant  dhe argëtues është emisioni, nuk përbën më një sfidë për mua.” Me këto fjalë shpjegoi ajo fundin e emisionit të saj për “The Hollywood Reporter”. Sezoni i nëntëmbëdhjetë dhe final do të përfundojë në vitin 2022. DeGeneres ka informuar skuadrën e saj të martën në lidhje me këtë vendim.  

Emisioni “The Ellen Degeneres Show” ka fituar shumë çmime televizive, por verën që shkoi pati ankesa për bullizëm, racizëm dhe për sjellje të pahijshme seksuale në prapaskena, çka dëmtoi imazhin publik të emisionit, si një emision argëtues dhe miqësor pasditeje.  Sipas verifikimeve të brendshme, tre producentë kishin lënë vendin e punës.  

Gjatë këtij gjashtëmujori emisioni u pa nga 1,1 milion persona më pak se në të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm. Kjo është një ulje prej 43 përqind. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy