Imuniteti, mbështetësit e Tahirit sërish te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti, mbështetësit e Tahirit sërish te Kryesia e Kuvendit

Mbështetës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë mbledhur sërish përpara Kryesisë së Kuvendit.
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do diskutojë sot në ditën e dytë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Edhe një ditë më parë mbështetës të shumtë të Tahirit qëndruan për rreth 6 orë përpara Kryesisë së Kuvendit në pritje të vendimit për fatin e kryetarit të degës së PS për Tiranën. Diskutimet e një dite më parë u finalizuan pa asgjë konkrete për shkak se Prokuroria nuk paraqiti prova bindëse në ngarkim të Tahirit. Pretendimet e organit të akuzës u cilësuan të pamjaftueshme nga deputetët e maxhorancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy