Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, Vjerdha: Është kthyer në fenomen, veting për pedagogët (VIDEO)

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, Vjerdha: Është kthyer në fenomen, veting për pedagogët (VIDEO)

Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Kolindo Vjerdha thotë se korrupsioni brenda institucioneve të arsimit të lartë është kthyer në fenomen dhe gjen jo vetëm në Tiranë, por edhe në universitetet e rretheve.

Duke folur në emisionin “FactCheck” në MCN TV, lidhur me arrestimin e shtatë pedagogeve të Universitetit të Elbasanit, Vjerdha deklaroi se rastet janë evidente dhe tregojnë realitetin që ekziston brenda institucioneve.

Sipas tij, duhet veting në radhët e pedagogëve.

Nuk mundesh të zhvillosh brenda një dite gjashtë provime.

Se nëse ndodh jemi në fazë absurdi brenda mënyrës se si janë inskenuar këto pjesë brenda universitetit dhe tregon se kemi të bëjmë me korrupsion.

Sa i takon me thesin e patateve, mos vallë çmimet janë rritur aq shumë, sa një thes patate e baraspeshojnë me vlerën e provimeve.

E kemi kthyer rryshfetin në një element të mirëqenë. Këtë e shohim te Onkologjiku çdo ditë, ku është jeta në rrezik.

Kur shohim se dhe aty kemi të bëjmë me ryshfet, kjo tregon se është e shtrirë në të gjithë kapilarët e sistemit.

Problemi është se ku shkojmë ne me këtë lloj forme dhe të dhënat e fundit të INSTAT tregon se qyteti i Elbasanit, është qyteti i dytë në vend për nivelin e analfabetizmit.

Studentët sot në Elbasan janë pa pedagogë. Duhet të nisë një veting sa i takon pedagogëve dhe të ripërtërijmë sistemin.

Kemi të tjerë që synojnë të futen në universitete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy