
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Topojë të Fierit.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur në aksin Koplik-Bajzë
“Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S.. Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën. Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Rreth orës 10:55, në aksin rrugor "Koplik-Bajzë", dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66 vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



