Adele më në fund konfirmoi se ajo dhe Rich Paul janë fejuar pas tre vitesh lidhje. Lajmin emocionues e bëri të ditur këngëtarja e “Hello” gjatë koncertit të saj në Mynih të Gjermanisë të enjten pasi një fans i kërkoi me shaka dorën e saj për martesë.
"Unë nuk mund të martohem me ty sepse tashmë jam duke u martuar, kështu që nuk mundem," tha ajo ndërsa mbante dorën e majtë lart për të treguar unazën.
Këngëtarja britanike u pa me një diamant të madh në formë dardhe në atë gisht. Diamanti tetë karatësh vlerësohej të kishte vlerë mbi 875,000 dollarë.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet e fejesës në shkurt 2022 kur këngëtarja mbërriti në Brit Awards me një diamant të madh.
Menjëherë pas kësaj, ajo “tronditi” të njëjtën unazë, që vlerësohet të jetë mbi 1 milion dollarë, gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas.
Adele, 36 vjeç, dhe agjenti sportiv, 42 vjeç, janë në lidhje që nga viti 2021. Ata u panë së bashku për herë të parë në lojën e finaleve të NBA në korrik 2021.
Pas kësaj, ata bënë disa dalje publike së bashku përpara se ta bënin zyrtarisht dashurinë e tyre në Instagram. Adele ndau një foto të tyre së bashku me një emoji me zemër të kuqe në shtator 2021.
Këngëtarja tregoi gjithashtu në vitin 2022 se kishte plane të martohej me Paul dhe se ishte gati të kishte një fëmijë tjetër.



