Christie Brinkley është prova e gjallë e shprehjes “mosha është thjesht një numër”. Modelja 63-vjeçare është rikthyer në faqet e revistës “Sports Illustrated”, për të cilën ajo ka pozuar shumë vite më parë. Por rikthimi i saj mund të quhet i trefishtë, pasi ajo ka pozuar së bashku me të bijat, të cilat duket se kanë trashëguar gjenet e bukura.
Christie është fotografuar për “Sports Illustrated” në vitet 1975-2004. Gjatë këtyre viteve, ajo ka qenë pjesë e revistës gjashtë herë, tre prej të cilave në kopertinë.
Në numrin e fundit, Christie ka sjellë me vete dy vajzat e saj: Sailor Brinkley Cook (18 vjeçe) dhe Alexa Ray Joel (31 vjeçe).
“Shumë vite më parë, unë isha ajo vajza e pasigurtë me veten, që shpresonte të ishte në lartësinë e revistës. Tani shoh që në këtë pozicion janë vajzat e mia”, thotë ajo.



