
Disa çokollata të cilat vijnë nga Kosova, janë duke u shitur në të gjithë Serbinë, por sipas gazetës serbe “Kurir” , ato specifikohen si “Import nga Kosova” që gjë bie “ndesh” me Kushtetutën serbe, e cila e konsideron Kosovën si pjesë integrale e vendit.
Për t’i bërë gjërat më keq, kur hapet kutia, vërehet që ëmbëlsirat e çokollatës ishin rreshtuar në formën e “Shqipërisë së Madhe”, duke dërguar kështu një provokim të qartë për të gjithë klientët dhe qytetarët në Serbi.
“Kurir” thotë se ky është një skandal sepse ëmbëlsirat që vijnë nga Kosova janë të paketuara në mënyrë të dyshimtë. Kur hapet kutia e çokolatave, e sheh se ato janë të vendosura në formën e Shqipërisë së Madhe.

Harta bie qartë në sy, shkruan gazeta, teksa thotë se qytetarët janë zemëruar dhe kërkojnë që çokollatat të hiqen nga tregu me urgjencë.
Autoritetet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve dënuan me forcë shitjen e një produkti të tillë në vendin tonë dhe thanë që ai duhet të hiqet nga raftet si çështje urgjente, raporton “Kurir”.
“Kam hasur në këtë dyqan karamele, të cilat dukeshin të mira dhe vendosa t’i blej. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje shkrimit sepse nuk i shoh kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, e pashë dhe gjithçka u errësua para syve të mi. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës Kosovë. Nuk mund ta besoja se dikush e lejonte atë”, dëshmon një qytetar i zhgënjyer i Serbisë.
Analisti dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për Politikë Publike Ndërkombëtare Michel Zubenica tha që gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në Serbi dhe se ky produkt duhet të hiqet nga raftet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Pozicioni i vendit tonë për Kosovën është i qartë, siç është edhe Kushtetuta jonë. Prandaj, nuk duhet të na lejojnë të shohim produkte me një deklaratë të Kosovës në raftet. E gjithë kjo është më e pakuptueshme për mua, duke marrë parasysh që ata prej kohësh mbajnë 100 përqind të taksës për mallrat tona dhe që kompanitë tona po mundohen të tregtojnë një produkt në Kosovë. Me gjithë këtë, pakoja e ëmbëlsirave merr formën e një "Shqipërie të Madhe" - një provokim i drejtpërdrejtë për secilin nga qytetarët tanë”, u shpreh Zubenica.
Organizata Kombëtare e Konsumatorëve të Serbisë thekson se kjo është një mënyrë për të deklaruar të gjitha normat ligjore, por edhe mosrespektimin e qytetarëve të Serbisë.
Autoritetet konsiderojnë se ka lëshime, dhe se të gjithë të tjerët, duhet të jenë shumë më të kujdesshëm dhe më të rreptë në trajtimin e shpërndarësit në këtë mënyrë.



