Dy vëllezërit dhunuan pronarin e lokalit/ Pula: Ngjarja pas dyshimeve se i kishte denoncuar për hapësirën e zënë publike (VIDEO)

Dy vëllezërit dhunuan pronarin e lokalit/ Pula: Ngjarja pas dyshimeve se i kishte denoncuar për hapësirën e zënë publike (VIDEO)

Dy vëllezër, pronarë të lokalit “Stokholom” kanë dhunuar biznesmenin Laert Kasaj pranë lokalin të tij “Tokio” në kompleksin “Deliorgji” në Tiranë. Gazetari Besmir Pula në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas dyshimeve të vëllezërve se Kasaj i kishte denoncuar te autoritetet për zënien e hapësirave publike. I plagosur ka mbetur edhe një i afërm i Laert Kasajt. 

“Dy vëllezër kanë dhunuar pronarin e një lokali tjetër, i quajtur ‘Tokio’ që ndodhet vetëm pak metra larg meje. Sic raportoi Policia ditën e sotme, vëllezërit që kishin në pronësi lokalin ‘Stokholom’ janë konfliktuar me pronarin e lokalit ‘Tokio’ dhe një të afërm të tij duke përshkallëzuar sherri deri në përplasje fizike dhe goditje me sende të forta dhe duke plagosur personin që ka lokalin dhe një të afërm të tij. 

Burime nga Komisariati nr.2 bëjnë me dije se sherri ka nisur, pas një dyshimi se vëllezërit e lokalit Stokholom, i kanë kërkuar llogari pronarit të lokalit tjetër se pse na denoncove të autoritetet, për hapësirën që kishte zënë në pjesën e jashtme.  Pas dhunimit vet Kasaj është dërguar te Trauma për ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ka pasur fraktura sipërfaqësore, në pjesën e ballit, por jo dëmtime të brendshme”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy