“Bilardo”/ Topalli: Dhuna ndaj grave një kambanë alarmi. Nëse fëmija im do ishte homoseksual do ta pranoja 

“Bilardo”/ Topalli: Dhuna ndaj grave një kambanë alarmi. Nëse fëmija im do ishte homoseksual do ta pranoja 

Gazetarja Aida Topalli e konsideroi një “kambanë alarmi” dhunën ndaj vajzave dhe grave. Duke folur në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv ajo theksoi se ky fenomen nuk ndodh vetëm te familjet me probleme ekonomike.

Janë me mijëra kërkesa për urdhra mbrojtje që bëhen në gjykata, dhe kërkesa për urdhër të menjëhershëm mbrojtje që bëhen në komisariate dhe ku dominojnë patjetër vajzat dhe gratë gjë që tregon që jemi në një kambanë alarmi. Nuk është e vërtetë që vetëm familjet me nevoja dhe probleme ekonomike, janë ato ku dhuna është më e përhapur, jo, janë ato me probleme sociale. Nuk njeh status social. Ne kemi sot kemi Princ Lekën të fundit, ku pamë edhe dhunë.

Ne jemi të dënuara dhe të dhunuara që në momentin kur thonë do të martohet dhe e merr pjesën e vet të burri. Që këtu fillon dhuna dhe dasia. Ti je plaçka që i jepesh dikujt. Unë kam intervistuar gra që janë dhunuar në mënyrat më ekstreme”.

 

I pyetur nëse do ta pranonte fëmijën e saj nëse do të kishte një orientim tjetër seksual, Topalli tha:

Padiskutim do ta pranoja. Por unë anoj shumë nga familja klasike, realisht, sepse edhe jam rritur edhe në një familje klasike me modelin konservator. Një fëmijë si do të jesh do ta pranosh. Nëse nesër pasnesër do të ndodhte patjetër do ta pranoja, sidomos në kohën që po jetojmë. Madje do t’i bëhesha edhe krah”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy