Turi i lobimit/ Pas Merkelit, Rama takohet javën tjetër me presidentin francez

Turi i lobimit/ Pas Merkelit, Rama takohet javën tjetër me presidentin francez

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të martën drejt Parisit, për një vizitë zyrtare. Rama do të zhvillojë një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi do të mbahet në pallatin Elysee dhe do të zgjasë rreth 1 orë.

Ky është takimi i dytë i nivelit të lartë që Rama zhvillon brenda një muaji. Dy javë më parë, ai u prit në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Takimi i kreu të qeverisë shqiptare erdhi në kuadër të një turi që ai po zhvillon me qëllim lobimin për hapjen e negociatave nga Gjermania.

Berlini së bashku me Parisin janë dy vendet më skeptike për hapjen e negociatave në qershor, ndërsa Shqipëria do të tentojë që t’i bindë deri në minutat e fundit. Takimi i të martës do t’i shërbejë Ramës për ta njohur presidentin francez me përparimin e reformave dhe plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy