Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë/ Basha: Investim gjeostrategjik me rëndësi për Shqipërinë dhe rajonin (VIDEO)

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë/ Basha: Investim gjeostrategjik me rëndësi për Shqipërinë dhe rajonin (VIDEO)

Përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, teksa pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Për ish-ushtarakun Faik Basha, kjo bazë do të thotë një investim gjeostrategjik me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por për rajonin në përgjithësi në situatat në të cilat gjendet.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Forcat e Armatosura, për vetë organizatën e NATO-së dhe për vetë situatën gjeopolitike ku ndodhet rajoni, por jo vetëm rajoni jonë por situata gjeopolitike në mbarë globin kërkon një vëmendje dhe investim në drejtim të strukturave dhe modernizimit të FA.

Kemi ngritur edhe mangësitë që ka patur dhe vazhdon të ketë FA , kështu që në këtë moment kjo bazë është një investim gjeostrategjik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin.

Për ekspertin e sigurisë, baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, ka rendësi të veçantë ushtarake sepse do të jetë në koordinim me forcat ushtarake të rajonit.

NATO ka disa baza të vendosura në Greqi, Itali dhe tani në Shqipëri. Kjo është bazë, pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që do të jetë nën administrimin e forcat ajrore, por në koordinim me forcat e rajonit. Komandi i bazës është komandi i FA nën koordinim me strukturat te forcave Ajrore e cila operon në pjesën  e Ballkanit Perëndimor.

Për mua është kënaqësi që çdo elementi i ri i futur në çdo forcë duhet mbështetur dhe që ushtria të jetë një mundësi për të garantuar paqen dhe sigurinë dhe jo si një njësi që konsumon nga ekonomia jonë por ka mbështetje për njerëz të rinj, politika te reja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy