
Analisti Arben Meçe për dënimin i sh-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato me gjashtë muaj shërbim prove, e shpallur fajtore për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kërkoi që të gjendet mënyra që t’i kthehen paratë shtetit.
Ai deklaroi për MCN TV, se u zbërthye një skemë tipike korruptive në sektorin e rrugëve.
Në planin teknik është bërë zbërthimi i një skene tipike korruptive në sektorin e rrugëve kur flitet për vlera kaq të mëdha penaliteti është më shumë se i zbutur dhe lë vend për debat.
A-ja nuk është vetëm dënimi i personave, se duhet kryer në raport me dëmin e shkaktuar. Por ajo që na intereson është që këta njerëz të kthejnë në arkën e shtetit gjithë dëmin e shkaktuar. Duhet gjetur mekanizmi për kthimin në arkën e shtetit të gjithë dëmit.
E vetmja pikë ku po ndjehet reforma në drejtësi është SPAK, pjesa tjetër ha diskutim.



