Avokati Kujtim Cakrani për ekstradimin e shtetasit rus Igor Kokunov drejt Rusisë dy ditë më parë, ndonëse Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e procedurave të ekstradimit, e cilëson si korrupsion shtetëror i cili duhet hetuar.
Ai tha për MCN Live se nga pala shqiptare janë bërë ekstradime edhe kur është kërkuar azil politik dhe se Kokunov, është i fundit inkuizicion që bëhet ndaj atyre personave që kërkojnë azil politik në Shqipëri dhe ekstradohen në mënyrë ekstraligjore.
Shteti shqiptar ka kaluar të gjitha limitet, mos marrja në konsideratë i vendimit të gjykatës, tregon se ka rënë Kodi i Procedurës.
Duhet pyetur dhe ministria e Drejtësisë dhe me radhë, duhet të ketë edhe rast korrupsioni shtetëror.
Jemi në embargo me federatën ruse, jo ne për gjithë vendet e Bashkimit Europian.
Kur flas për korrupsion shtetëror, mund të jenë korruptuar autoritetet shqiptare, se nuk mund të marrësh vendim të tillë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese apo me gjykatat shqiptare.
Është një rast nga ato inkuizitorë që unë kam folur shpesh në studio.
Ky është një korrupsion shtetëror që duhet hetuar që nga ministri i Drejtësisë dhe ata që kanë marrë përsipër të shkelin Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.
Është një korrupsion shtetëror, kur me federatën ruse gjithë bota është në embargo, ti vazhdon ekstradimin, gjë që bie ndesh me parimet tona kushtetuese.
Unë nuk e di si është bërë ky korrupsion, por ka nevojë për hetim, nuk duhet të kalojë pa hetuar.



