
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 8.134 vaksinime.

Që prej nisjes së fushatës së vaksinimit, Shqipëria ka arritur këtë të premte në kotën e 250 mijë vaksinimeve.
Deri tani, kategoritë e vaksinuara janë të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
Ndërkohë, 100 mijë vaskinat Sinovac që mbërritën dje do të shpërndahen në të gjitha pikat, pasi në pak ditë pritet të ulet fasha moshore në +65.



