Mandati i 4-t i Ramës, Dyrnjaja: Ka një lloj incenerimi politik. Nëse KLSH-ja bën kontrolle 80% e drejtorëve shkojnë në burg (VIDEO)

Mandati i 4-t i Ramës, Dyrnjaja: Ka një lloj incenerimi politik. Nëse KLSH-ja bën kontrolle 80% e drejtorëve shkojnë në burg (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja tha se nëse Rama nuk pastron administratën e niveleve të dyta dhe të treta nuk do të ketë një qeverisje të mirë. 

Sipas Dyrnjasë drejtorët janë njerëzit më të korruptuar dhe nëse KLSH-ja bën një kontroll, 80% e tyre do të përfundojnë në burg. 

Rama foli për inceneratorët, por nuk i përmendi kurrë si term. U kujdes të fliste për strategjinë e re të menaxhimit të mbetjeve, por nuk përmendi inceneratorët. Ka një lloj incenerimi politik. Djegim situatat, djegim kontekste, djegim strategji dhe riciklojmë po të njëjtat gjera, ikën njëri dhe vjen tjetri. Të gjithë janë ca njerëz që thonë vetëm ‘po’, janë ca kukulla qeveritare dhe ne tani jemi mësuar që Rama t’i emërojë, shkarkojë dhe kaq.

Dy nga njerëzit më të votuar, njëra prej tyre është Sara Mile, duhet të jetë si logjikë politike në kabinet se është njeri i votuar. Arkend Balla dhe Zegjineja, këta janë trekëndëshi i suksesit politik të PS-së në 11 majit. Është sukses specifik Zegjineja. 

Nëse do i shkojmë logjikës që SPAK heton në mënyrë të fshehtë dhe diskrete, besoj se dhe vetë Rama nuk e di se çfarë dardhaxhinjsh ka nga pas në kabinetin e ri, nëse ka nga ata që kanë pasur vërtetë përgjegjësi. Nëse do vërë njerëz të suksesshëm nga pikëpamja e zgjedhjeve që kaluam atëherë kjo është përgjegjësi e Ramës si zgjedh ekipin që do qeverisë. Në 2013 Rama thoshte do të zgjidhim këtë mandat ujin. Tani jemi në mandatin e 4-ët dhe flet për depozitat e ujit. Na duhen dhe 4 vjet të tjera që të kuptojmë a do të zgjidhet. 

Ose Rama ndryshon gjithë konceptin si do e qeverisë vendin. Pra do e qeverisë vendin...

A ka vendosur ta qeverisë vendin, është pyetja numër 1 apo do thjesht të jetë në qeveri. 

Ne nuk dimë se çfarë filozofie ka ky vend. Ja na ra turizmi këtë vit, ishte dështim total turizmi këtë vit. Turizmi nuk është strategji e sigurt. Ra një tërmet, iku turizmi për këtë vit. Duhet të kemi projeksion të qartë për mënyrën sesi qeverisemi dhe strategjinë bazike të këtij vendi.

Edhe rendi dhe siguria është gjë shumë e rëndësishme. Territori kontrollohet nga krimi nuk kontrollohet nga policia. Nëse do dikush të vrasë dikë e vret në çdo moment të ditës dhe nuk ka frikë nga parandalimi. Mungon informacioni që mund të parandalojë ngjarjen kriminale. Në republikë kemi rekorde 0 të kapjes së një sasie droge në Portin e Durrësit apo pika të tjera. Ku shkon kokaina që vjen nga Ekuadori? Vjen dhe në Shqipëri, pse nuk kapet? Kush e kontrollon, kush e menaxhon? S’ka dijeni policia? Është e paaftë! S’ka dijeni ministri i Brendshëm? Është i paaftë! 

Kjo qeveri e cila përsërit veten, njëherë kanabizohet, një herë kokainizohet, këtu kemi përgjegjësi të madhe për sigurinë. Për mua nuk kanë rëndësi emrat, por filozofia. Pajtohesh me krimin, nuk vepron...

Atëherë njerëzit kanë të drejtë të mendojnë se ti minimumi je palë me krimin dhe padashjen tënde, maksimumi je dhe me dashje. Në hetime dalin listë prezenca policësh që marrin para. Nuk ka rëndësi emri, por si do të qeverisë për atë portofol që merr. 

Nëse Rama nuk pastron administratën e niveleve të dyta dhe të treta, që janë të gjithë drejtorët e mëdhenj, që janë njerëzit më të korruptuar që ka ky vend dhe ai mbyll sytë se i ka ose qoka ose nuk e di se ça bëjnë. Nëse nuk pastron të gjithë linjën e drejtorëve të rëndësishëm, harrojeni që do kemi qeverisje të mirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy