
Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se çështjen e abuzimit të "Bankers Petroleum" duhet ta hetojë SPAK-u dhe jo prokuroria e rrethit duke shtuar se një faktor kyç dhe në hije që duhet pasur parasysh janë bankat e nivelit të dytë pasi aty kalojnë të gjitha paratë.
Dyrnjaja theksoi se duhet hetuar roli i studios ligjore të Alket Hysenit, ish-deputet i PS-së, dhe ish-anëtar i Komisionit të Ligjeve që ka përfituar 7 mln euro për konsulencë ligjore, para të cilat nuk lëvizin as në korporatat e mëdha nëpër botë.
Po ashtu Dyrnjaja tha se të përfshirë në këtë skandal, që është po ai i madh sa ai i inceneratorëve janë shumë personazhe dhe biznese si Bolv Oil dhe Elda.
Rama tha ky është një koncesionet e dhëna jo nga qeverisja Rama, por ndërkohë nënkuptoi që është dhënë nga qeverisja e PD. Në dijeninë time është dhënë në 2004, i bie të jetë dhënë në qeverinë e Nanos. Ka një histori të hershme. Ajo që të bën pak çudi, por që është dhe shqetësuese është si shumë hallka qoftë nga pushteti ekzekutiv, qoftë nga pushteti legjislativ, qoftë nga pushteti financiar, ku përfshihen bankat janë përfshirë në këtë proces duke u bërë pjesë e kësaj skeme të madhe manipulative. Po flasim për shuma miliona euro. Studioja ligjore që e ka mbuluar është studioja e ish-deputetit socialist Alket Hyseni ka përfituar një vlerë 7 milionë euro. Kjo është një faturë për mbulim të këshillave, ose asistencës ligjore që nuk justifikohet në asnjë vend të botës, as në korporatat e mëdha. Diçka bën ‘mu’ dhe ka nevojë për hetim të thelluar.
Lexova një editorial të Mero Bazes në gazetën Tema që hidhte dritë mbi këta elementë të involvuar në këtë skandal miliona eurosh, duke krijuar një skemë totalisht mashtrimi ku mesa duket janë implikuar të gjithë me përfitime dhe fryrje shërbimesh dhe faturash për të përfituar siç ishte dhe rasti i pandemisë ku janë marrë rreth 3 milionë euro dhe janë shpërndarëve mes 'bosëve', drejtuesve të Bankers Petroleum dhe aty janë sajdisur dhe njerëz të tjerë, siç është rasti i AlketHysenit, apo njerëzve të tjerë.
Është Besnik Mustafaj, djali i tij, Bolv Oil, një subjekt i distribucionit. Janë të involvuar shumë njerëz. Është dhe distributori i karburanteve Elda. Janë të përfshirë një sërë personazhe. Pse Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, i biri ka implikim për shkak të një kompanie që ai ka dhe nëpërmjet saj janë filtruar para që duhen hetuar nga prokuroria si përfunduan në këtë mënyrë, me fatura, pa shërbime të kryera, ose me shërbime fiktive të kryera me fryrje.
Pyetjet janë këto: A do hetojë prokuroria thellësisht apo do bëjë hetim për ta mbuluar.
Po i themi gjërat, por nuk po përfundojnë ku duhet. Nuk i takon prokurorisë së rrethit, por duhet t’i shkojë SPAK se kanë bashkëvepruar si një grup i strukturuar kriminal. Nëse kemi më shumë se një person ose një hallkë institucionale në bashkëveprim me dëm financiar që është i shtrirë në vite me miliona euro është dosje që duhet t’i shkojë SPAK dhe SPAK duhet ta kishte përthithur me urgjencë se është një nga skandalet më të mëdha pas inceneratorëve.
Kryeministri tha sot që po t’i isha rikthyer koncesioneve nga e para do i bëja të gjitha. Ka pasur ndonjë gjë të vogël tha, pra inceneratorët ishin gjë e vogël dhe janë histori suksesi tha. Edhe këto të shëndetësisë i konsideroi histori suksesi. Puna është me çfarë kostoje dhe si? Mund të bësh një koncesion 1 miliard euro, por rruga mund të kushtojë 100 milionë euro. Rrugën e kemi, por kemi dhe 900 milionë euro abuzime. Prandaj duhet hetuar dhe zbardhur roli i gjithsecilit.
Çdo koncesion ndryshe nga kryeministri unë mendoj se janë paratë tona. Rama thotë këto shërbime merren falas, jo paguhen nga taksat. Çdo shërbim vërtetë bëhen me investimin e privatit por investimi do i kthehet.
Shteti vazhdon paguan sot për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Kryeministri bëri dhe një llogari. 30 euro për ton tha se vendet e tjera e kanë 160 euro për tonë. E kanë 160 se bëjnë proces incenerimi real. Prandaj është kosto fiktive kjo sepse është joreale në raport me procesin. Ishin përgatit të mos bënin procesin e incenerimit, por të bënin procesin e administrimit dhe thithjes së parave.
Duke pasur parasysh që subjektet që përfshihen nëse dalin që janë përfshirë, pyetjet që vijnë janë këto.
Si shpjegohet që dy subjekte distributorë Bolv Oil dhe Elda dalin të implikuar, si shpjegohet si një studio ligjore e një deputeti socialist me ndikim se ka qenë dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve është i implikuar thellësisht në këtë çështje. Ka dhënë asistencë ligjore për të maskuar një skemë totalisht abuzimi.
Faktor kyç dhe një faktor në hije ku bëhet ky marifeti, ku duam s’duam ne, kalojnë këto transfertat e dyshimta krijohet kjo merimanga e përfitimeve financiare janë bankat. Këto para kalojnë përmes bankave.
Imagjinoni sa transferta janë bërë, po pastrimi i parave? Di gjë për këto lëvizje që kanë ndodhur, këto transferta që kanë ndodhur nëpër banka? A ka një raport të brendshëm të bankave ‘pse’, ‘ku i çoi’, ‘si i tërhoqi shuma të tilla parash?’. Ka tërheqje shuma dhe 20 milionë euro brenda një ditë, në bankat e nivelit të dytë. Tërhiqen 20 milionë euro në ditë, ndërkohë ti si subjekt për të tërhequr 1 milionë lekë duhet të rezervosh. A ka rënë sinjali i kuq për pastrimin e parave tek këto lëvizje. Është një zinxhir që prokuroria ta nxjerrë në dritë si ka funksionuar.
Bankat duhet të jenë targeti i prokurorisë.



