Ndërron jetë fëmija 3-vjeçar në Elbasan, shkoi në spital me temperaturë të lartë

Ndërron jetë fëmija 3-vjeçar në Elbasan, shkoi në spital me temperaturë të lartë

Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Rajonal në Elbasan, pasi është dërguar në urgjencë me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.

Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy