Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Gjirokastra se është e patolerueshme që është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Pas inspektimit të procesit të vaksinimit në të moshuarëve plus 65, Rama tha se nuk ka shans që forca destruktive të së shkuarës të rimarin peng të ardhmen dhe se po sfidojnë kryeministrin më të gabuar.
Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar.
Ndërsa në takimin e zhvilluar në Dropull, Rama theksoi se aeroporti i Rinasit u mor peng nga Presidenti Ilir Meta si edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu ai theksoi se nuk do t’i lejojë të marrin vendin peng dhe ta kthejnë në të shkuarën.
Jo më larg se dje u bllokua aeroporti i vendit ardhja e vaksinave. Si mund të rrinim një javë pa vaksina. Përse? Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë pas derës për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për të bërë rrumpallë nga e para. Për tu futur në shtëpinë e secilit janë gati për të bërë atë që bënë. Për të kthyer kaosin duke marrë peng aeroportin, duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të niseshin dje dhe duke ndaluar të vdekurit që donin të vinin këtu. A e kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta, një plan i menduar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil. E kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga një kthim pas në të shkuarën?



