Një ushtar shqiptar i cili ndodhej me shërbim në Afganistan është vetëvrarë mbrëmjen e kësaj të marte.
Ushtaraku Xh. I., ndodhej me mision paqeruajtës në provincen e Heratit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por autoritetet atje kanë nisur menjëherë hetimet.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin për media, por nuk janë bërë të ditura detaje rreth rastit.



