
Rreth 54% e meshkujve i injorojnë problemet e prostatës , madje mendojnë se ajo është një organ femëror.
Ky rezultat i habitshëm ka dalë nga një studim që është preznatuar pak ditë më parë në Kongresin e Shoqatës Italiane të Urologjisë.
Sipas studimit, 27% e të pyeturve nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje për pozicionin e kësaj gjendre në trupin e tyre.
Studimi është kryer me 2500 meshkuj në 5 vende të ndryshme: Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Britani e Madhe.
Sipas ekspertëve, 27% e të pyeturve nuk e dinë se mund të sëmuren nga tumori i prostatës.
Studiuesit thonë se neglizhenca dhe mungesa e ndërgjegjësimit kanë pasoja në shëndetin e tyre në përgjithësi, në atë intim në veçanti dhe në diagnostikimin e vonuar.
Sondazhi ka treguar gjithashtu se 43% e meshkujve nuk shkojnë te mjeku nëse konstatojnë gjak në urinë, 23 % presin të paktën një muaj dhe vetëm 17% e bëjnë lidhjen me dhimbjen në fund të barkut me një problem të mundshëm serioz.



