Grupi i njohur që çdo javë bën protestë te Liqeni Artificial në Kryeqytet, ka tentuar të vendosë çadrat për tu ngujuar në grevë urie por nuk u lejuan nga Policia Bashkiake.
Pas kësaj ata janë përleshur me policët dhe kanë krijuar një situatë të nderë që ka zgjatur rreth 20 minuta. Policia ka shoqëruar dy pjesëmarrës në përplasje, pasi ata kanë plagosur një efektiv të Policisë Bashkiake.



