112-vjetori i Pavarësisë/ Rama dhe Kurti bëhen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë 

112-vjetori i Pavarësisë/ Rama dhe Kurti bëhen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë 

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama dhe kreu i qeverisë  së  Kosovës Albin Kurti janë bërë sot bashkë në festimet për 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e Vlorës. 

Të  pranishëm në  ceremoninë  festive janë  edhe Presidenti i Shqipërisë  Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë  Vlorë Ermal Dredhaj. 

Fillimisht ata u ndalën përballë Monumentit të Pavarësisë ku u ekzekutua himni kombëtar dhe mandej u ngrit flamuri kuqezi. 

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.
 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy