Në emisionin e së mërkurës në Zululnad gazetari Mustafa Nano iu është përgjigjur dy kolegëve të tij, të cilët reaguan pas deklaratës së tij se socialistët duhet ta largonin Ramën nga posti i kryeministrit.
Duke iu referuar reagimit të Andrea Stefanit Nano u shpreh se nuk është anti-berishist.
“Unë dhe ti Andrea kemi të drejtë ta kritikojmë Ramën se e kemi votuar dhe mbështetur kur ishte në opozitë” u shpreh Nano.
Në lidhje me shkrimin e Artur Zhejit ai tha se dallon nga kolegu i tij, pasi Zheji kritikon Ramën si personalitet, ndërsa Nano Ramën si kryeminstër.



