Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, shpjegon përplasjen e ndodhur pasditen e së hënës mes këshilltarëve Tedi Blushi dhe Halit Valteri.
Duke folur për MCN Lice ai tha se është në skenarin e përhershëm të Erion Veliajt dhe këshilltarëve të tij gjejnë një justifikim për të vonuar mbledhjen.
Teliti tha se në momentin që fillon mbledhja e Këshillit Bashkiak ka një procedurë të caktuar, lexohet rendi i ditës dhe çdo këshilltar para se të mbajë fjalën kryetari i bashkisë, ka të drejtë të marrë fjalën për procedurë, por se kryetarja e këshillit Romina Kuko refuzoi t’u japë fjalën këshilltarëve, siç parashikohet 2 minuta për procedurë.

Dje këshilltari Blushi kërkoi fjalën për procedurë, bëri gjestin politik të hedhjes së letrave, të dosjes me materiale të punës, në atë moment kemi një skifter, një nga këshilltarët socialistë Halit Valteri dhe i afrohet këshilltarit Tedi Blushi dhe e shtyn atë.
Ky është skandali nuk lejohen mediat brenda, pse nuk i nxjerr Veliaj dhe Kuko pamjet. Vetëm vitin e fundit nuk lejohen mediat.
Është e sanksionuar në ligj që mbledhjet janë të hapura për publikun jo më për mediat.
Ngrihet një këshilltar i Partisë Socialiste, i afrohet këshilltarit Tedi Blushi dhe e shtyn atë.
Tedi Blushi u vetëmbrojt, se askush nuk ka të drejtë të ngrihet nga karrigia e tij dhe ta shtyjë fizikisht.
Në vend që të përjashtohet dhunuesi, shkon dhe përjashtohet Tedi Bluishi nga salla e mbledhjeve. Ndërkohë që ky ngrihet si kapadai.
Qëllimi i ditës së djeshme ishte që mbledhja të mos zhvillohej dhe të krijohej incidenti i radhës.
Aty ku po ndodh konflikti është vendi i karriges së Tedi Blushit. Kjo është lajthitje nga ana e Halit Valterit.
Halit Valteri ka shkuar te Tedi Blushi dhe e ka shtyrë dhe Tedi Blushi është rrëzuar mbi dy këshilltarë, më pas është ngritur dhe është vetëmbrojtur.
Më pas ka ndërhyrë dhe Policia Bashkiake. Dje me votat e mazhorancës u miratua qira në Linzë 15 euro metri katror me justifikimin se duhet çerdhe.
Por nuk mund të merret me 15 euro metri katrorë në Linzë, se aq nuk merret në Tiranë. Këtë donim të denonconim ne.
Blushi u përjashtua nga mbledhja, por ne ishim në sallë dhe u anulua mbledhja.
Si mund të anulohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, kur asnjë nga këshilltarët që ishin në sallë nuk po cenonin mbledhjen, por i kaluan aktet pa diskutim.
Është marrë një çerdhe në Linzë, 9 mijë euro qira mujore. Është vjedhje e hapur, nuk ka 15 euro qira metri katror në qendër të Tiranës.
Këta nuk donin që ta denonconim dje. Veliaj po shtonte me mbi 395 punonjës shtesë.
Është turp i Halit Valterit se ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe tani është kthyer vegël e Partisë Socialiste.



