Lezha dhe Kurbini janë përfshirë nga reshje të dendura të shiut, ku deri në këto momente prurjet kanë shkaktuar bllokimin e nënkalimit në Fushë Mamurras.
Bllokimi i vendeve të shkarkimit të ujërave ka sjellë grumbullimin pranë nënkalimit në autostradën Thumanë-Fushë Milot duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Korrespondenti i MCN, Jul Simoni bën me dije se prej vitesh kjo situatë përsëritet, duke shtuar se asnjë masë nuk është marrë për riparimin e zgarave të dëmtuara.



