Sekretari i Organizatës “Omonia” Marin Suli tha përmes një lidhje me “Skype” në edicionin e lajmeve në MCN TV se sekuestrimi i truallit ku po ndërton bashkëshorti i Olta Xhaçkës nuk ka ndalur punimet në terren. Suli thekson që nuk është sekuestruar kantieri dhe nuk janë pezulluar ndërtimet, çka do të sjellë tjetërsimin e pronës në të ardhmen. Ai shtoi Vangjel Tavo ka marrë vendin e Jorgo Goros si abuzues me pronat në Himarë.
Objekti i kallëzimit penal të z.Beleri lindi si rezultat i mosgjetjes së drejtësisë në prokurorinë e shitur të Vlorës. Depozituam një kallëzim në SPAK për të gjithë personat dhe grupin e strukturuar kriminal në lidhje me grabitjen e pronës në fjalë. Triku ligjor që SPAK-u akoma vazhdon të ndihmojë z. Gaçi, Goro dhe Xhaçka ekziston sepse... Ky lajmi bombastik që sekuestrohet toka neve nuk na jep asnjë lloj kënaqësie se aty vazhdon të ndërtohet dhe ata do ta tjetërsojnë terrenin duke ia bërë të pamundur që t’i kthehet prona e gjyshit dhe babait të vet. Kjo vazhdon të jetë një drejtësi me regji, për të bërë show dhe për të kënaqur njerëzit, por rezultati do të jetë që 10500 metra do të vidhen nga z.Gaçi dhe znj.Xhaçka dhe burgun do ta bëjë limoni i shtrydhur i radhës, z.Goro. Në Dhërmi s’është pushuar ndërtimi nga 6 muaj përpara që gjoja konfiskuan 5 mijë metrat e para. I sekuestrojnë tokën, por nuk sekuestrojnë kantierin dhe të pezullojnë punimet. Në 2-3 vite që do zgjasë hetimi do tjetërsohet prona, s’do jetë më objekt truall por objekt ndërtimi, do shiten dhe z.Bonjaku s’do ta marrë pronën e gjyshit. Ka pafund raste. Unë jam në terren. Po mbledhim të gjitha ankesat e njerëzve, pavarësisht se ky prefekti që tashmë është kthyer në kryetar bashkie ‘de facto’ dhe pazarxhi pronash, lajmëron fshatrat për mbledhje, nesër ka lajmëruar mbledhje me komunitetin e Dhërmiut në lidhje me problematikën e tokës. Do ndërrojë emrin, nuk do jetë më Jorgo Goro abuzuesi me pronat, nga sot do bëhet Vangjel Tavo. Investimi strategjik janë në 10 mijë e 500 metra, 5000 i janë grabitur z.Bonjaku, 5 mijë janë tokë shtet që janë falsifikuar. Neve dëshirojmë që 5 mijë t’i kthehen fondit të shtetit dhe 5 mijë të tjera t’i kthehen z.Bonjaku dhe të shkojë pas hekurave grupi i strukturuar kriminal, Xhaçka, Gaçi, Goro”.



