
Pak ditë pas grabitjes së një çifti të moshuarish në Durrës, policia thotë se ka arrestuar autorët. Në pranga ranë vëllezërit Niko dhe Marsel Papajorgji, 30 dhe 35 vjeç, nga Durrësi, 43-vjeçari Julian Qamili, banues në Durrës dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.
Sipas policisë, në datën 20 nëntor të këtij viti, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur. Zëdhënsja e Policisë së Durrësit, tregon mekanizmin e ngjarjes.



