Holanda: "JO" negociatave për Shqipërinë, pa plotësuar kushtet (VIDEO)

Holanda: "JO" negociatave për Shqipërinë, pa plotësuar kushtet (VIDEO)

“Parlamenti holandez nuk do ta rishikojë vendimin për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, njoftojnë mediat holandeze, pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i thënë "PO" anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim që pritet të vuloset në datat 17-18 tetor nga Këshilli Evropian.

Vendimi për bllokimin e miratimit të negociatave u mor që në votimin e bërë në qershor nga parlamenti holandez, i cili miratoi një mocion të të tria palëve për pengimin e hapjes së negociatave.

Gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme, ministri i Punëve të Jashtme për Holandën, Stef Blok, konfirmon se nuk ka asnjë ndryshim të këtij qëndrimi. Ai deklaroi se negociatat me Shqipërinë do të hapen pasi të jenë përmbushur pesë kushte të vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018.

Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ky vendim duhet të jetë unanim. Nëse Holanda nuk tërhiqet nga vendimi i saj, nuk ka gjasa që të hapen negociatat, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse.

Një nga kushtet e vendosura nga BE-ja dhe Holanda ka qenë sundimi I ligjit në venin dhe pikërisht për këtë çështjë, javën tjetër, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Gent Ibrahimi, do të udhëtojë në Holandë për të marrë pjesë në një diskutim publik lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy