Në Algjeri një baba dogji të gjallë katër fëmijët e tij pasi i leu me benzinë brenda një objekti në ndërtim. Prokuroria vërtetoi se burri “vuante nga depresioni”.
Viktimat janë binjakë 11-vjeçarë, një pesëvjeçar dhe një katërvjeçar.

Babai vrasës rrëfeu se i kishte marrë fëmijët në makinë, i kishte çuar në një zonë të pabanuar dhe më pas i kishte derdhur me benzinë duke përdorur një bidon prej pesë litrash.
Pasi i dogji u kthye në Hraoua, në provincën e Algjerit, ku u arrestua në shtëpinë e tij.



