“Zvërneci”, Muçi: Në shesh po bëhet demokracia politike, qytetarët në protestë për drejtësi

“Zvërneci”, Muçi: Në shesh po bëhet demokracia politike, qytetarët në protestë për drejtësi

Aktivisti dhe pedagogu Redi Muçi ka deklaruar se protesta e zhvilluar nga qytetarët përfaqëson një shprehje të drejtpërdrejtë të vullnetit qytetar dhe një moment të rëndësishëm të jetës demokratike në vend.

 

Në një reagim për MCN TV, Muçi u shpreh se situata aktuale është e qëllimshme dhe lidhet me tensionet e krijuara pas ngjarjeve të fundit që kanë nxitur reagimin publik.

 

Në shesh po bëhet demokracia politike. Protesta e zhvilluar nga qytetarët, kjo situatë është e qëllimshme.

 

Duke e përshkruar protestën si një mobilizim spontan të qytetarëve, Muçi theksoi se pjesëmarrja masive tregon pakënaqësi të gjerë ndaj gjendjes aktuale politike dhe sociale në vend.

 

Kjo është një festë e madhe e demokracisë, një protestë ku qytetarët janë mbledhur spontanisht me mijëra, duke shprehur pakënaqësitë e tyre. Demokracia po bëhet jo nga njerëzit e politikës së vjetër, por nga qytetarët. Kemi thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Pikënisja ka qenë skena skandaloze e ndodhur dy ditë më parë në Zvërnec, ku qytetarët shprehin keqardhje. Mua kjo protestë më kujton lëvizjen e studentëve dhe ngjall shpresë.

 

Muçi kërkoi gjithashtu anulimin e ligjit për investimet strategjike, të cilin e cilësoi problematik dhe të dëmshëm për interesin publik.

 

Kam për qëllim të kërkoj anulimin e ligjit të investimeve strategjike, pasi është një ligj problematik që nuk i ka shërbyer vendit, por vetëm ka favorizuar grabitjen e zonave turistike bregdetare.

 

Ai shtoi se protesta duhet parë si një proces i hapur qytetar dhe se zhvillimet e saj do të varen nga vullneti i pjesëmarrësve.

 

Pasditen e sotme strategjia që ndjekim është që protesta është e zhvilluar nga qytetarët, prandaj do të shohim se cili do të jetë vullneti i tyre për të vendosur nëse do të vijojë apo jo. Kam shpresë se do të dalë në dritë padrejtësia ndaj qytetarëve për çështjen e pronës dhe se kjo mund të jetë pikënisja e një reagimi më të gjerë ndaj padrejtësive.

 

Ai gjithashtu kritikoi deklaratat e kryeministrit lidhur me investimet, duke i cilësuar ato si të pabazuara në realitet dhe të ndikuara nga narrativa politike.

 

Deklaratat se investimi do të bëhet në pronë shtetërore dhe jo private, do t’i quaja një llomotitje të shoqëruar me teori konspirative dhe retorikë politike. Çështjet e pronësisë nuk zgjidhen prej dekadash dhe kjo situatë është e qëllimshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy