Sondazhi: Policia ka vendimmarrje politike (VIDEO)

Sondazhi: Policia ka vendimmarrje politike (VIDEO)

Shumica e qytetarëve shqiptarë mendojnë se policia është e ndikuar politikisht në vendimmarrje. Kjo është një nga gjetjet e raportit të publikuar nga IDRA, një kompani hulumtimesh dhe konsulence zhvillimore me veprimtari në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Raporti mbi perceptimin e publikut për punën e Policisë së Shtetit është prezantuar në Akademinë e Sigurisë. Sipas të dhënave, Shqipëria rezulton e fundit për besueshmërinë, në raport me vendet e BE.

Qytetarët shqiparë nuk kanë besueshmëri ndaj Policisë së Shtetit. Gjetjet e raportit të IDRA-s mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, tregojnë se qytetarët nuk kanë besim te policia. 61% e tyre thonë se në shumicën e vendimarrjes, ajo është e ndikuar politikisht, dhe se një problematikë tjetër që hasin është edhe rryshfeti, ku publiku jep një vlerësim prej 50 pikësh, nga 100 në total.

Raporti i bërë publik nga IDRA, bën një krahasim të mesatares së besueshmërisë së qytetarëve ndaj policisë me vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit, ku Shqipëria rezulton e fundit, me një mesatare prej 37 % . Ndërsa prezenca e OSBE-së gjatë tryezës së përbashkët vuri theksin gjetjen e bashkëpunimit polici-qytetar dhe gjetjen e shkaqeve dhe rrethanave se përse ky bashkëpunim nuk është në pritshmëritë e duhura.

Shifat tregojnë se besueshmëria e qytetarëve te policia ka rënë në krahasim me një vit e gjysmë më parë.

Në raportin e IDRA për vitin 2017, Policia e Shtetit renditej e para në listën e institucioneve më të besuara, me  me 52 pikë nga 100 të mundshme. Raporti i publikuar në janar të 2017-s e vendoste policinë në krye të listës, duke e cilësuar si institucion më të besueshëm se presidenti, qeveria, Parlamenti, gjyqësori etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy