Djali i Pandeli Majkos ka përshëndetur protestën e opozitës që prej 6 ditësh tanimë, është vendosur në një çadër përballë Kryeministrisë.
Gjergji Majko ka ngritur dy gishtat lart, simbol i PD-së, ndërsa pozon me sekretaren e shoqërisë civile në Partinë Demokratike, Nevila Xhindi, raporton “Shkodranews”.
“Me studentët…Nga Shkodra përshëndesim protestën”, shkruan pedagogia demokrate ndërsa etiketon në foto pikërisht djalin e deputetit historik të së majtës.



