
Të ecësh si japonezët është e mirë për zemrën, mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe të ndihmon të humbësh peshë. Ky është përfundimi i arritur nga studimet e profesorëve Hiroshi Nose dhe Shizue Masuki në Universitetin Shinsu në Matsumoto. Të dy akademikët përcaktuan një rutinë fitnesi që rekomandohet veçanërisht për ata persona mbi 60 vjeç.
Ecja japoneze përfshin stërvitje me intervale, duke alternuar ecjen e ngadaltë dhe të shpejtë, pa arritur kurrë nivele ekstreme.
Sipas planit bazë, ecni me një ritëm më të shpejtë për tre minuta, me një ritëm që ju lejon të bisedoni me një shok ecjeje dhe pastaj ngadalësoni për tre minutat e ardhshme, në një program që duhet të zgjasë të paktën 30 minuta në total.
Ky aktivitet nuk kërkon qëllime specifike, siç është arritja e 10.000 hapave në ditë.
Megjithatë, për ata që janë mbi 60 vjeç, rekomandohet një ritëm ditor ecjeje prej 6000-8000 hapash.
Ecja japoneze shoqërohet me humbje më të madhe në peshë dhe një përgjigje pozitive në drejtim të presionit më të ulët të gjakut sesa ata që thjesht mbajnë një ritëm konstant.



