Pse gratë e familjes mbretërore do të mbajnë perla në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Pse gratë e familjes mbretërore do të mbajnë perla në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth do të bëhet të hënën, më 19 shtator dhe objektivi i shumë kamerave dhe fotografëve do të jetë përqendruar te zgjedhjet e veshjeve të zonjave të familjes mbretërore dhe kuptimi i paraqitjeve të tyre.

Vajza e Mbretëreshës së ndjerëm Princesha e Uellsit, Anne është vetëm një nga zonjat që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe me gjasë do të veshin të gjitha perla për këtë rast.

Perlat shpesh quhen “bizhuteri zie”, një traditë që daton që nga koha e Mbretëreshës Viktoria.

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Albert, mbretëresha veshi të zeza për 40 vjet, të cilat i shoqëronte me bizhuteri të zeza ose pa ngjyrë si perlat. Perlat mendohej se përfaqësonin lotët dhe ajo i mbajti ato për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Princesha Diana u pa gjithashtu e veshur me perla në funeralin e Gianni Versace, duke vendosur një varg të vetëm të rruazave simbolike.

Vëmendje e madhe iu kushtua gjerdanit me perla të Princeshës Kate në funeralin e Dukës së Edinburgut në prill 2021 dhe besohet se ajo do të shfaqet njëlloj për të nderuar Mbretëreshën.

Gjerdani kishte një kapëse qendrore prej diamanti dhe ishte porositur nga vetë Elizabeth, ndërsa ishte bërë me perla që ia kishte dhuruar qeveria japoneze. Ndërsa gjerdani i përkiste Madhërisë së saj, vjehrra e Kate, Princesha e ndjerë Diana, e vendosi gjerdanin në një banket shtetëror në Holandë në vitin 1982.

Ndërkohë Kate e kishte huazuar më parë për të festuar 70-vjetorin e martesës së Mbretëreshës me Princin Philip, duke e bërë zgjedhjen më të përshtatshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy