Eksperti kontabël, Igli Zepishta thotë se deklarues i DIVA është çdo person që paguhet mbi 1 milion lekë të vjetra në muaj ose 12 milionë lekë në vit apo çdo person i dypunësuar.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se influencerët që gjenerojnë fitime në rrjetet sociale, si dhe ata që përdorin plaftormat Airbnb apo Booking, duhet të deklarojnë të ardhurat, pasi në të kundërt do të gjobiten.
Zepishta foli me shifra, duke thënë se 100 influencerët më të mëdhenj në Shqipëri, gjatë vitit 2025 kanë siguruar 33 milionë euro të ardhura.
Sipas tij, çdo person që ka krijuar një të ardhur, duhet që paranë e tij ta legalizojë.
Edhe influencerët duhet të jenë biznese të regjistruar dhe paguajnë tatime. Pretendimi i Tatimeve për të mbledhur të ardhura prej tyre është i dobishëm. Turizmi është zhvilluar dhe platformat AirBnb dhe Booking ka patur goxha lëvizje, transaksione.
Ndaj administrata tatimore vë në vëmendje se këta individë që përfitojnë të ardhura, duhet të deklarojnë të ardhurat e DIVA-s. Qeveria i merr të dhënat nga të ardhurat bankare. Gjatë 2025, për 100 influencerët më të mëdhenj në Shqipëri janë 33 milionë euro të ardhura.
Administrata i ka informacionet e nevojshme, ndaj bëjnë thirrje që të paguajnë DIV-an, deri në 31 mars. Tax Test është një pyetësor, nëse ke qenë i dypunësuar në 2025, sa është paga, dhe në bazë të pyetësorit nxjerr përgjigje nëse duhet të deklarosh ose jo.
Është thjesht një pyetësor, pa plotësuar gjeneralitete. Deklarata e DIVA dhe punësimit është e thjeshtë për rastet e thjeshta, se kur ke shumë të ardhura, duhen bërë përllogaritje, kur ke disa objekte me qira apo të ardhura nga interesat.
Edhe të vetëpunësuarit duhet të bëjnë deklaratën e DIVA-s. Nëse e ardhura është në të zezë ti nuk e përdor dot për asnjë lloj investimi. Çdo person që ka krijuar një të ardhur, duhet që paranë e tij ta legalizojë.



