Katër persona të armatosur grabisin 2 karburante në Fllakë

Katër persona të armatosur grabisin 2 karburante në Fllakë

Dy karburantë janë grabitur ditën e sotme brenda pak minutave. Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në zonën e Fllakës, por nga policia janë raportuar në orët e mbrëmjes.

Sipas policisë, katër persona të armatosur kanë grbitur brenda disa minutave dy karburantet në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve të para autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet të bardhë “Golf” pa targa.

Autorët pasi kanë kryer grabitjen janë larguar në drejtim të paditur.

Nuk dihet shuma e parave të marra, ndërsa forcat policore janë vënë në ndjekje të grabitësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy