Stormy Daniels arrestohet në një lokal nate, avokati: Ëshë grackë

Stormy Daniels arrestohet në një lokal nate, avokati: Ëshë grackë

Aktorja e pornos që deklaroi disa muaj më parë se kishte pasur një marrëdhënie intime me presidentin Donald Trump është arrestuar në një lokal nate në Ohio.

Stormy Daniels është arrestuar me akuzën se i ka lejuar disa klientë ta prekin, çka përbën shkelje të ligjit të shtetit të Ohio-s.

Avokati i saj, Michael Avenatti, e cilësoi arrestimin “një grackë”. Ai tha se disa klientë e kishin prekur Daniels, por prekja nuk ka pasur natyrë seksuale.

Ligji i shtetit të Ohios ndalon cilindo person që nuk ka lidhje familjare të prekë një balerinë të zhveshur apo gjysmë të zhveshur.

Ish-aktorja e filmave me drita të kuqe deklaroi disa muaj më parë se ka pasur një lidhje intime disamujore me Donald Trump në vitin 2006.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy