Qendrat e emigrantëve në Gjadër janë bosh/ “The Guardian”: Dhjetra oficerë policie dhe punonjës social u larguan 

Qendrat e emigrantëve në Gjadër janë bosh/ “The Guardian”: Dhjetra oficerë policie dhe punonjës social u larguan 

Në një artikull të publikuar në “The Guardian” me autor gazetarin Italian Lorenzo Tondo, thuhet se dhjetra oficerë policie dhe punonjës socialë italianë të vendosur në qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë kthyer në shtëpi. Objektet të vlerësuara si model për reduktimin e ardhjeve të refugjatëve nga qeveria Meloni, kanë qenë bosh prej javësh.

Pak më shumë se një muaj pas hapjes së qendrave, të cilat supozohej të akomodonin deri në 3000 emigrantë në muaj, më shumë se 50 oficerë policie u kthyen në Itali dy javë më parë, ndërsa dhjetëra e punonjësve socialë janë larguar gjatë fundjavës, pasi prania e tyre në Shqipëri është konsideruar “e panevojshme”.

Që nga hapja e tyre më 11 tetor, vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në qendrat në Shqipëri, me qëllim riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës. Pesë kaluan më pak se 12 orë në një qendër paraburgimi, ndërsa pjesa tjetër qëndruan për pak më shumë se 48 orë.
Të gjithë u transferuan në Itali pasi gjyqtarët italian e konsideruan të paligjshëm stacionimin e tyre në Shqipëri përpara riatdhesimit. Bëhet fjalë për emigrantë nga vende si Bangladeshi dhe Egjipti, të konsideruara si "të sigurta" nga Roma. 

Me këtë vendim, gjyqtarët po mbështesnin një vendim të 4 tetorit nga gjykata e drejtësisë e BE-së (ECJ) se një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallej i sigurt nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohej i sigurt. Si rezultat, qendrat, të prezantuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një model i r për azilkërkuesit jashtë BE-së, janë bosh prej më shumë se një muaji, thuhet në artikull. 

Në një kohë kur qeveria po përpiqet të balancojë buxhetin duke shkurtuar fondet për arsimin, shëndetësinë dhe sigurimet shoqërore, partitë opozitare e kanë përshkruar marrëveshjen, që do të kushtojë rreth 1 miliardë euro gjatë pesë viteve, si një “katastrofë financiare”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy