
Një sulm me eksploziv dhe armë zjarri ka shkaktuar të paktën 10 të vdekur në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu.
BBC shkruan se një automjet i mbushur me eksploziv u përplas me pjesën e pasme të hotelit Elite, në zonën e plazhit Lido. Më pas persona të armatosur kanë hyra brenda tij, kanë qëlluar dhe kanë marë peng disa klientë që ndodheshin aty.
Momentalisht forcat e sigurisë thuhet se po tentojnë të rimarrin në kontroll hotelin, ndërkohë që grupi militant islamik al-Shabab ka thënë që luftëtarët e tij janë autorët e sulmit.
"Ende ka të shtëna sporadike," - i tha agjensisë së lajmeve AFP zyrtari i qeverisë së sigurisë somaleze Ahmed Omar. "Numri i vdekjeve mund të rritet sepse shpërthimi ishte shumë i madh dhe ekziston mundësia e vrasjes së pengjeve."
Disa raporte thonë se numri i të vdekurve është 15.
Dëshmitari Ali Sayid Adan tha se shpërthimi fillestar ishte "shumë i rëndë" dhe e la zonën të mbuluar me tym.



