Amnistia/ Bushi: Lirohen 119 të burgosur në burgun e Fierit, 311 përfitojnë ulje dënimi

Amnistia/ Bushi: Lirohen 119 të burgosur në burgun e Fierit, 311 përfitojnë ulje dënimi

Në burgun e Fierit ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale ku përfituan 119 persona të dënuar për vepra të lehta penale.

Nga amnistia kanë përfituar të gjithë meshkujt që ndodhen në këtë institucion të cilëve u kishte mbetur më pak se 4 vjet nga vuajtja e dënimit, siç është kundra-vajtja penale që është 2 vjet burg, përfshirë gjobat ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë të marrë me vendim të formës së prerë.

Në këtë institucion kanë përfituar sipas drejtorit Ervin Bushi, 119 të burgosur që dalin nga amnistia sot ndërsa 311 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Në burgun e Fierit përfitojnë rreth 119 persona dhe 311 të dënuar përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite. Kryesisht janë veprat penale të lehta, nuk përfitojnë ata persona që kanë kryer vrasje cilësuese të mitur, gra, ata të dënuar nga GJKKO, por përfitojnë vetëm veprat e lehta penale. Ka nga ata që u kishin ngelur nga 6 muaj deri në 4 vjet. Grupmosha janë kryesisht të rinj të dënuar për drogë, hashash, përdorues, vepra që nuk e cenojnë shoqërinë dhe janë të rehabilituar. Emra të spikatur nuk ka.

Pothuajse 30% e të dënuarve që ndodhen në Burgun e Fierit përfituan nga amnistia penale.

Familjarët e tyre i kanë pritur tek porta e jashtme e burgut, momentet e daljes së të afërmve. Ky burg ka mbi 800 të dënuar gjithsej, për vepra të ndryshme penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy