Pas goditjes së Karaibeve, uragani vdekjeprurës Irma ka filluar me shpejtësi udhëtimin drejt Floridas.
Stuhia e cila gjatë natës kishte kaluar në kategorinë 3 ka ardhur në rritje duke arritur në kategorinë 4, me erëra deri në 210 km në orë.
Rreth 6.3 milionë njerëz u nxitën të evakuonin shtëpitë e tyre, por guvernatori i shtetit Rick Scott tha se tashmë është vonë për t'ë larguar personat që ende kanë mbetur aty.



