Publikonin imazhe intime dhe denigruese të të miturave, arrestohen dy vajza në Korçë

Publikonin imazhe intime dhe denigruese të të miturave, arrestohen dy vajza në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar sy vajza, P. M, 19 vjeçe, si dhe një 17-vjeçare.

Ato ishin administratoret e një faqeje në "Instagram" që shpërndante foto dhe video intime, si dhe materiale denigruese, të nxënesve të mitura.

"Blutë" bëjnë me dije se njëra nga vajzat është përgjegjëse edhe për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se:

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc., u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:
* P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.
* 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy